Gjeja me e mire eshte kontaktimi sa me pare me mjekun specialist pa e lene problemin te zgjatet shume, sidhe duke shpresuar qe mund te jete nje renie degjimi e perkoheshme dhe e kthyeshme me mjekim
Ne kete rast vizita e mjekut konsiston ne pershkrimin e rastit nese renia e degjimit eshte permanente apo e perkoheshme. Nese eshte rasti i pare vazhdohet me matjet e renies se degjimit, si audiograma tonale, vokale etj.Te gjitha matjet jane pa dhembje dhe zhvillohen ne ambient zyre dhe qetesi. Nese eshte rasti i dyte (renie e perkoheshme) mjeku jep mjekimin perkates.
-Fillimi i moskuptimit te fjaleve dhe keqkuptimi i bisedave -Kerkesa bashkebiseduesit per te perseritur biseden -Familjaret fillojne te vene ne dukje mosdegjimin tuaj -Ekzistenca e nje historie e lidhur me zhurma te vazhdueshme -Nevoja e ngritjes se volumit te radios apo TV me shume se te tjeret -Mungesa deshires per te marre pjese ne vende ku ndjeni veshtiresi per te degjuar (restorant, kafe, festa etj) -Veshtiresia e ndjekjes se bisedave ne grup ne ambiente me zhurme
Po. Dylli eshte nje substance e yndyrshme e prodhuar nga trupi njeriut per te mbrojtur kanalin e veshit. Sasia e prodhuar e dyllit eshte individuale dhe nuk ka asgje per tu shqetesuar nese sasia e prodhuar eshte e tepert. Eshte per tu shqetesuar nese dylli akumulohet dhe bllokon pjeserisht apo plotesisht kanalin e veshit. Ne raste te tilla mund te arrihen renie degjimi deri te shkalles se mesme. Edhe ne kete rast duhet te paraqiteni tek mjeku per te pastruar kanalin e veshit dhe per tu kthyer ne normalitet. Te moshuarit e ndjejne mjaft bllokimin e kanalit nga dylli.
Kjo eshte dicka per tu vleresuar nga mjeku specialist. Nese renia nuk eshte e perkoheshme atehere, zakonisht ajo eshte e pakthyeshme. 95% te rasteve te tilla zgjidhen me vendosjen e aparateve te degjimit.
Asnjehere aparati degjimit nuk mund te zevendesoje veshin e njeriut, por ai do te beje te mundur rikthimin e shume zerave e tingujve qe njeriu humbet kur ka renie degjimi. Sa me sakte te jete zgjedhur aparati i degjimit, aq me i efektshem do te jete perfitimi i degjimit te humbur. Kjo shtron edhe nje here rendesine qe zgjidhja e problemit te kerkohet tek specialistet e vertete te degjimit.
Ne rastet e renies se dyaneshme te degjimit eshte mire te vendosni aparat ne sejcilin vesh. Protezimi i dyanshem ben te mundur interpretimin dhe seleksionimin me saktesi te zerave. Kur eshte e dyaneshme, ne shumicen e rasteve, renia eshte e njellojte per te dy veshet, keshtu qe protezimi i dyanshem eshte shume kuptimplote. Per krahesim, vendosja e nje aparati te vetem eshte njelloj sikur per korrigjimin e syve te vendoseshin gjyslyke vetem me nje xham (per nje sy).Ne aspektin teknik, vendosja e dy aparateve ben te mundur: -Percaktimin e drejtimit dhe distances se burimit te zerit, gje qe eshte e mundur te realizohet vetem me dy veshe. -Rritjen ne menyre te ndjeshme te aftesine se kuptuarit te bisedes si ne ambiente me zhurme ashtu edhe ne ato te qeta. -Rritjen e fuqise se sinjalit (zerit) te kapur nga veshet.
Pergjigja me e mire e kesaj pyetje do te ishte: aparati me i mire eshte ai qe pershtat specialisti per renien tuaj te specifike te degjimit. Sot prodhohen nje numer shume i madh aparatesh qe dallohen ndermjet tyre nga lloji aparatures, opsionet e shumta, menyra e vendosjes, etj. Edhe aparatet me te shtrenjta, shpesh mund te mos jene efikase, nese ne zgjedhjen e tyre nuk jane marre parasysh shume elemente per renien perkatese te degjimit.
ksperienca tregon se periudha e adaptimit me aparatin e degjimit eshte rreth dy muaj. Sidoqofte per proceduren e mbajtjes dhe adaptimit me aparatin do te jepen shpjegime te sakta nga specialisti i aparateve te degjimit.
Nuk ka limite per jeten e nje aparati. Sigurisht ai do zgjase me shume sa me mire te mbahet e te ruhet. Per kete qellim shiten mjete te ndryshme pastrimi, tharjeje etj, te cilat i zgjasin jeten aparatit. Keto mjete ndodhen zakonisht ne firmen ku blihet aparati. Sidoqofte, ne shume vende nje aparat mbi 5 vjet fillon te konsiderohet i vjeter jo vetem ne lidhje me renien e rendimentit dhe numrit te riparimeve qe kerkon, por edhe pse kjo fushe eshte ne nje zhvillim shume te shpejte dhe modelet e reja qe dalin dita dites e bejne nje aparat 5 vjecar te duket shume i vjeter. Gjithesesi, nga eksperienca jone, njohim shume raste me persona qe jane duke e perdorur aparatin mbi 7 apo 8 vjet, pa i bere asnjelloj nderhyrje apo riparim.
Sigurisht qe po. Aparati punon ne kushte te veshtira si, lageshtira e djerses, ambientet e pluhurit, kontakti me dyllin etj. Shpejt a vone, do te linde nevoja e pastrimeve brenda aparatit apo nderrimi i elementeve te tij. Kjo mund te ndodhe mbas 1 – 2 viteve , ne varesi te personit apo edhe llojit te aparatit. Klinika jone eshte specializuar qe te siguroje riparimet per nje kohe te shkurter dhe me cilesine e duhur. Cdo riparim shoqerohet me nje garanci te re prej 6 muajsh. Gjate kohes qe aparati ndodhet per riparim, ne shumicen e rasteve, pacienti ndihmohet me nje aparat tjeter rezerve.
Kjo varet shume nga tipi i aparatit. Ne diten e blerjes se aparatit, krahas istruksioneve per perdorimin e aparatit, tregohet edhe koha e zgjatjes se nje baterie. Zakonisht jeta e nje baterie zgjat nga 90 deri ne 350 ore.
Baterite mund t`i gjeni ne kliniken tone ne cdo kohe. Aparati degjimit perdor bateri speciale qe ndryshojne nga baterite e tjera te shitura ne treg. Cmimi i nje pako me 6 bateri eshte 5eu. Duke ditur kohezgjatjen e nje baterie mund te blihen bateri per nje periudhe disamujore. Baterite duhet te verifikohen gjithnje per daten e tyre te skadimit. Me blerjen e aparatit, ne kliniken tone jepen deri ne dy muaj bateri te perfshira ne cmimin e aparatit.
Ne pergjithesi aparatet e degjimit kane nje vit garanci. Ne kliniken tone mund te blihet edhe nje vit me teper garanci, pra garancia mund te jete edhe dyvjecare