Çfarë do të thotë “i padukshëm”?
Në praktikë bëhet fjalë për aparate shumë të vogla që vendosen brenda kanalit të veshit. Ato mund të jenë IIC, CIC ose forma të tjera custom/instant-fit. ReSound thekson se IIC dhe custom hearing aids janë të punuara për t'u përshtatur me anatominë e veshit dhe të jenë shumë diskrete.
Avantazhet
- Dukshmëri shumë e ulët.
- Përdor anatomine natyrale të veshit për orientim të zërit.
- I përshtatshëm për pacientë që kanë prioritet estetikën.
Kufizimet
Jo çdo kanal i veshit është i përshtatshëm. Aparate shumë të vogla mund të kërkojnë më shumë kujdes për pastrim, filtra dhe lagështi. Për humbje më të thella, ndonjëherë BTE/RIE është zgjedhje më e mirë.
Vendimi final merret pas otoskopisë, audiometrisë dhe vlerësimit të kanalit të veshit.
Modelet e rekomanduara
IF CIC Li 8, Quix G6 dhe DIC 8 janë opsionet tona kryesore për pacientë që kërkojnë zgjidhje diskrete.