Te ne kryhen testet profesionale
Audiometria tonale dhe e të folurit, timpanometria, emisionet otoakustike dhe ABR/BERA ndihmojnë të kuptohet lloji dhe shkalla e humbjes së dëgjimit.
Shiko testet profesionaleNëse dëshironi të kontrolloni shpejt nëse mund të keni vështirësi në dëgjim, mund ta përdorni testin online të ReSound. Ky test është orientues dhe nuk zëvendëson ekzaminimin profesional në qendër.
Testi online mund të japë një orientim fillestar. Për diagnozë dhe vendim për aparat dëgjimi nevojitet testim me audiometri, timpanometri, OAE dhe sipas rastit ABR/BERA.
Zgjidhni një ambient të qetë, përdorni kufje nëse është e mundur dhe ndiqni udhëzimet e testit. Kufjet ndihmojnë sepse testojnë veçmas veshin e djathtë dhe të majtë.
Testi online i ReSound është menduar si kontroll i shpejtë dhe zakonisht zgjat rreth 3 minuta.
Nëse rezultati tregon dyshim për humbje dëgjimi, rezervoni termin për testim profesional dhe interpretim nga specialisti.
Testi online është i dobishëm për orientim, por nuk mat me saktësi klinike pragjet e dëgjimit dhe nuk vlerëson gjendjen e veshit të mesëm apo rrugëve nervore të dëgjimit.
Audiometria tonale dhe e të folurit, timpanometria, emisionet otoakustike dhe ABR/BERA ndihmojnë të kuptohet lloji dhe shkalla e humbjes së dëgjimit.
Shiko testet profesionalePas audiogramës, aparati programohet profesionalisht me qasje klinike DSL/NAL dhe përshtatet sipas nevojave reale të pacientit.
Lexo për programiminJo. Është vetëm kontroll orientues. Diagnoza kërkon ekzaminim profesional.
Po, por për rezultat më të mirë përdorni kufje cilësore dhe ambient të qetë.
Rezervoni testim profesional në qendër për audiometri dhe vlerësim të plotë.